Lajm i fundit/BE nënshkruan kontratën e tretë për vaksinën e mundshme Covid-19
Komisioni Evropian nënshkroi të enjten kontratën e tij të tretë për një vaksinë potenciale Covid-19, me kompaninë farmaceutike Johnson & Johnson. Marrëveshja do të lejojë vendet anëtare të blejnë vaksina për 200 milion njerëz – me mundësinë për ta zgjeruar atë në një shtesë prej 200 milion doza. Komisioni ka nënshkruar më parë marrëveshje me AstraZeneca dhe Sanofi-GSK, por gjithashtu po negocion me CureVac, BioNTech-Pfizer dhe Moderna transmeton euobserver.