Palmat buzë Vardarit me para të korruptuara! Muharremi për TV21: I dyshuar ish-Drejtori i Pyjeve Nacionale

Pallmat e shumëpërfolura të cilat u mbjellën buzë lumit Vardar, e të cilat disa u vyshkën e disa u shkatërruan kanë qenë të vendosura duke i keqpërdorur paratë e shtetit. Gjegjësisht vlera që është deklaruar nga kompania nga e cila janë huazuar pallmat, është shumë më e lartë se sa e furnizimit. Ish-drejtori i Pyjeve të Maqedonisë Zharko Karaxhovski është i dyshuar se bashkë me 20 biznesmenë të tjerë nga Tetova dhe Gostivari ka keqpërdorur para publike prej 1 milion eurove. Hulumtimet e TV21 tregojnë kompania Rosen Center ka shitur pallmat disa fish më shtrenjtë.

Palmat 4 metra kanë kushtuar 3,491 denarë , janë shitur deri të Pyjet e Maqedonisë 22,750 denarë

Palmat 5 metra, kanë kushtuar 4,233 denaraë, janë shitur 28,438 denarë

Palmat 6 metra kanë kushtuar 5,751 denarë, janë shitur 34,126 denarë

Palmat 7 metra kanë kushtuar 10,438 denarë, janë shitur 39,814

Palmat 8 metra kanë kushtuar 13,687 denarë, janë shitur 45,502 denarë. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *