Sllovakia regjistron për herë të parë mbi 1.000 infektime të reja ditore

Sllovakia ka regjistruar një rritje të madhe të infektimeve të reja COVID-19, me një rekord prej 1 037 rastesh të raportuara sot, njoftuan autoritetet shëndetësore.

“Rritja e numrit të rasteve të reja po ndodh për shkak të mungesës së disiplinës në popullsi”, tha kryeministri, Igor Matoviç, në një video të postuar në Facebook.

Ndërkohë, Shoqata Kombëtare e Spitaleve së bashku me mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk komunikoi siç duhet me ta dhe lëshoi udhëzime kontradiktore.Sllovakia u prek lehtë nga pandemia në pranverë, por që nga mesi i shtatorit numri i rasteve ka pësuar rritje rekord në shumicën e ditëve. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

59 thoughts on “Sllovakia regjistron për herë të parë mbi 1.000 infektime të reja ditore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *