TCH/Nisma globale/ Kina i bashkohet “Covax”, synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër Covid

Kina i është bashkuar zyrtarisht nismës globale që synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër covid 19 në të gjithë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ministria e jashtme kineze konfirmoi se Pekini i ishte bashkuar nismës të njohur si Covax, cka e bën kinën ekonominë më të madhe që i bashkohet një koalicioni që ka si qëllim të balancojë të ashtuquajturin nacionalizim të vaksinës.

Pekini e kishte humbur skadencën e parë për t’iu bashkuar nismës Covax të udhëhequr nga OBSH, Gavi, aleanca e vaksinave dhe koalicioni për inovacionet dhe përgatitjen për epidemitë. Aleanca globale e 156 vendeve, ka si qëllim të sigurojë vaksinat anti covid për afro 20 për qind të popullatës më të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës duke ndarë koston e kërkimit dhe shpërndarjes.

Pjesë e nismës Covax është edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, që synojnë të sigurojnë përmes këtij bashkëpunimi një sasi të konsiderueshëm vaksinash kur ato të jenë të disponueshme. Bashkimi i Kinës me Covax, është një lëvizje taktike që përmirëson imazhin e Pekinit. Kina është vënë nën kritika për vonesë në reagimin e hershëm ndaj virusit që u shfaq në Wuhan dhjetorin e shkuar. Vendimi i Pekinit po ashtu nxjerr në pah edhe rivalitetin me shba, që ka thënë se nuk do ti bashkohet aleancës. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “TCH/Nisma globale/ Kina i bashkohet “Covax”, synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër Covid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *