Asociacioni i komunave me shumicë serbe, bllokon bisedimet Kosovë – Serbi

Bashkimi Evropian tha se po bën përpjekje për të përgatitur një takim të ri ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara prej tij. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Zërit të Amerikës se përpjekjet po bëhen qoftë për një takim në nivel ekspertësh apo nivelin më të lartë politik, por pa qartësuar se kur mund të pritet një gjë e tillë.

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të diskutojë të hënën, më 12 tetor, në nivel ministrash rreth bisedimeve Kosovë-Serbi dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak do t’u raportojë ministrave mbi rrjedhën e tytre. Më paas gjatë javës që po vjen, zoti Lajçak pritet të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd. Voa/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

41 thoughts on “Asociacioni i komunave me shumicë serbe, bllokon bisedimet Kosovë – Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *