Deputeti Jahoski rezulton pozitiv me Covid-19
Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski rezulton pozitiv në testin për Covid-19, bëjnë të ditur nga Kuvendi transmeton tv21.
Ai mbrëmë është hospitalizuar në Klinikën Infektive pasi që ka pasur simptoma të virusit korona.