Gjykata Penale kërkon 20 gjykatës të rinj

Gjykata Penale përballet me mungesë prej 20 gjyqtarësh. Kryetari Gjykatës Shkup 1, Ivan Xholev, ka konstatuar se pasi u bë kryetar i gjykatës, disa nga gjykatësit ose janë ngritur në detyrë ose janë pensionuar pa u plotësuar vendet me kuadër të ri. Më shumë se dhjetë herë Xholev ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë gjyqtarë për t’i plotësuar vendet e lira. Megjithatë, Këshilli nuk ka pasur mirëkuptim duke shpjeguar se Gjykata Penale në vitin 2019 ishte vlerësua si gjykatë e azhurnuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se ai nuk ka ku të gjejë gjykatës për Gjykatën Penale.

Kryetari i Penales duhet të gjejë një ekuilibër dhe të punojë sipas mundësive dhe këtu është aftësia, shton Zdravev. Në Gjykatën Penale tani punojnë 47 gjyqtarë. Në departamentin e krimit të organizuar që gjykojnë profil të lartë të korrupsionit ka vetëm 8 gjyqtarë. Këtu numri i gjyqtarëve u zvogëlua me vendimin që Dobrila Kacarska të propozohet për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në kushtet kur Gjykata Penale ka mungesë të  gjyqtarëve, kryetari Xholev pret që deri në Vitin e Ri të ketë vendime për pesë rastet e hapura nga PSP-ja e shuar. Pritet të përfundojnë rastet “Monstra”, blerja e pajisjeve të përgjimit në DSK, arrestimi i Lube Boshkovskit dhe ndërtimi i autostradave kineze Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Gjykata Penale kërkon 20 gjykatës të rinj

  • 06/28/2021 at 22:56
    Permalink

    This design is steller! You certainly know how to keep a
    reader entertained. Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own blog (well, almost…HaHa!)
    Great job. I really loved what you had to say, and more than that, how you presented it.

    Too cool!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *