Mickoski: Pushteti të ndal terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe

Gjatë protestës së sontme, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i bëri thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe. Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit.

“Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disciplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të VMRO-së…Për secilin prej tyre sot protestoj.”

“Prandaj protestojmë nga Ministria e padrejtësisë deri tek Ministria e torturës” shtoi Mickoski, duke paralajmëruar edhe protesta të tjera siç tha, “në mbrojtje të interesave kombëtare”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Mickoski: Pushteti të ndal terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe

  • 03/24/2021 at 21:01
    Permalink

    fabuloso este conteúdo. Gostei muito. Aproveitem e vejam este conteúdo. informações, novidades e muito mais. Não deixem de acessar para aprender mais. Obrigado a todos e até mais. 🙂

    Reply
  • 03/20/2021 at 20:28
    Permalink

    Hello, Neat post. There is a problem along with your website in web explorer, would check this?K IE nonetheless is the market chief and a good part of other people will miss your magnificent writing because of this problem.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *