Për kthimin e tërë vlerës së tatimit, llogaritë fiskale duhet të skenohen në afat prej tre ditëve

Shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja Ime, për llogaritë fiskale të dhëna sot, nesër dhe pasnesër, për qarkullim të përgjithshëm deri 30.000 denarë për person, të realizuar nga prodhime dhe shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuterike, me skenimin e tyre do të mund të kthehet tërë vlera e TVSH-së së llogaritur për ato prodhimenë llogaritë fiskale, kumtuan nga Drejtoria për të ardhura publike.

Për kthimin e tërë vlerës së tatimit, siç thuhet, qytetarët duhet t’i skenojnë llogaritë fiskale në afat prej tre ditëve pas lëshimit të tyre, ndërsa nëse i skenojnë pas skadimit të këtij afati, kthimi i TVSH-së për këto prodhime do të vazhdojë si dhe deri tani, respektivisht do të llogaritet me 20 për qind nga TVSH-ja e paguar në llogarinë fiskale, po ashtu edhe tejkalimi i vlerës nga qarkullimi i përgjithshëm do të llogaritet në pajtim me llogarinë e rregullt, repsektivisht 20 për qind. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *