Boksieri shqiptar Robin Krasniqi merr titullin kampion i botës në IBO dhe WBA

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi ka arritur të mposhtë me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.

Të dy raundet e para ishin të mira për Krasniqin, që tentonte të sulmonte gjermanin. Aty ai dha disa goditje të mira, por që kulmi erdhi në raundin e tretë.

Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampioni i parë i botës. Ai do të mbajë titujt në IBO dhe WBA përkohësisht.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 6 humbje,  prej tyre 19 me nokaut. Boesel para këtij takimi kishte 30 fitore dhe vetëm një humbje, duke e pësuar tani të dytën në karrierë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Boksieri shqiptar Robin Krasniqi merr titullin kampion i botës në IBO dhe WBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *