Me maskë kudo?! Mjeku i njohur: Masë e palogjikshme, ja arsyet pse qytetarët nuk do ta mbajnë! Covid-19 s’do të lërë pasoja

Mjeku i njohur, Artan Koni, foli në një lidhje me “Skype” në News24 për situatën në vend të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas mjekut, “Të gjithë pacientët duhet të marrin të njëjtën kurë. Të kesh një virus duhet t’i japësh pacientit një ilaç anti-viral, kurse ne iu japim antibiotikë”, por shtoi me tone optimiste se “Ky virusi nuk do na lërë me pasoja, ashtu si dhe viruset e tjera. Besoj se problemet e koronavirusit janë të rikuperueshme”.

Mjeku Koni kritikoi dhe vendimin e fundit të qeverisë për të mbajtur maskat kudo, duke filluar nga e enjtja e ardhshme. Koni theksoi se ky është një vendim i palogjikshëm dhe që nuk do të zbatohet nga qytetarët, pasi sipas tij, ata nuk e kanë kuptojnë këtë rregull.

Patjetër që kjo nuk është masa e duhur, por është e pritshme, pasi në Shqipëri vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Iu themi njerëzve që do nxjerrim rregullin për maskat, por mund t’i anulojmë më vonë, siç anuloi edhe gjobat e vura në karantinë. Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Masat shtrënguese në karantinë u implementuan brenda Unazës së Vogël, jashtë saj, nëpër lagje, nuk kishte karantinë, as policë rrugëve që të mbikëqyrte. Po flasim për Tiranën, s’po flasim fare se çfarë bëhet në qytetet e tjera. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë. Pastaj, unë e kam kaluar virusin, për çfarë duhet ta mbaj maskën”, u shpreh mjeku i njohur. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *