Të martën pritet të hapet Teatri Shqiptar! Ministri i ri i Transportit Boçvarski i gatshëm të japë lejen për punë

Teatri Shqiptar i Shkupit nisi të ndërtohet në vitin 2013. Punët ndërtimore përfunduan vitin e kaluar por ende nuk është hapur zyrtarisht. Për të nisur me punë ishte e nevojshme një leje nga Ministra e Transportit dhe Lidhjve, e që sa ishte Ministër Goran Sugareski nuk e dha. Me të ardhur në detyrë ministri i ri Bllagoj Boçvarski, si duket përfundimisht do të hapen dyert e teatrit për publikun. Ndonëse para disa ditëve Boçvarski nuk e kishte idenë që Teatri Shqiptar po pret lejen e tij për të nisur me punë, TV21 ka mësuar se ministri tani më në formë elektronike e ka nënshkruar lejen e shumëpritur.

Duhet të shohim se për çfarë projekti bëhet fjalë. Po thoni se është objekt i ndërtuar dhe nuk ka leje? Po është objekt i ndërtuar pret të nisë me punë por nga Ministria e Transportit nuk ka leje. Sigurisht nuk ka ende leje për punë, do ta shikoj lëndën dhe do të ju informojmë. Nëse keni pyetje drejtohuni lirisht te MTL dhe do të ju përgjigjemi me shkrim që sot, se deri ku është procedura për këtë object”, deklaroi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Të martën pritet të hapet Teatri Shqiptar! Ministri i ri i Transportit Boçvarski i gatshëm të japë lejen për punë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *