Zaev: Shtetësia e Maqedonisë së Veriut ka dalë nga lufta për drejtësi dhe barazi, urime dhe i përjetshëm 11 Tetori

Në ditën e sotme 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore, bashkëqytetarët tanë në Kumanovë dhe Prilep e kanë shënuar fillimin e luftës mbarëpopullore për liri dhe drejtësi dhe e kanë filluar realizimin e ëndrrës shekullore – shtetësinë e merituar. Me këtë akt të madh historik filloi edhe shënimi i shtetit të Maqedonisë së Veriut në hartën e kombeve në botë, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

Shtetësia e Maqedonisë së Veriut ka dalë nga lufta për drejtësi dhe barazi. Në themel janë ndërtuar angazhimet, përpjekjet dhe sakrifikimi i numrit të madh të gjeneratave. Falë këtij sfidimi, sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ndërkombëtarisht i njohur, me armatë të saj dhe aleate, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë. 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

86 thoughts on “Zaev: Shtetësia e Maqedonisë së Veriut ka dalë nga lufta për drejtësi dhe barazi, urime dhe i përjetshëm 11 Tetori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *