Pandemia Covid-19/ Anglia, më shumë shtrime se në mars

Britania e Madhe po përballet me një shtim shqetësues të infektimeve, aq edhe vetë kreu I shërbimit kombëtar shendetësor atje u detyrua ta pranonte se gjendja është e rende.

Stephen Powis u shpreh se më shumë njerëz janë të shtruar në spitale tani sesa përpara mbylljes së marsit. Mjekja Jane Eddleston, kryesuese e ekipit mjekësor të Manchesterit u shpreh dhe ajo se publiku duhet ta marrë këtë sëmundje “shumë seriozisht”. Më shumë se 37 milionë të prekur prej saj konfirmohen sot në botë dhe mbi 1 milion viktima. Pjesë të Europës po përjetojnë një rritje të vrullshme të rasteve.

Në kryeqytetin francez u dha alarmi pasi më shumë se 17% e të testuarve në Ile-de-France rezultuan pozitivë, shifër kjo që nuk ishte shënuar ndonjëherë. “ Sot në Paris, mes personave nga 20 deri në 30 vjec kemi 800 raste në 100 mijë vetë, në një kohë kur niveli I rrezikut është 50”, tha drejtori i agjencisë rajonale të shëndetit, Aurélien Rousseau. Kina sakaq ka nisur një fushatë pesë ditore për të kryer testime masive për Sars-Cov 2 mbi 9 milionë banorët e qytetit port të Qingdaos, në provincën e Shandongut, ku të dielën u shënuan 9 raste të reja të sëmundjes, të cilat besohet se lidhen me një spital të zonës. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

239 thoughts on “Pandemia Covid-19/ Anglia, më shumë shtrime se në mars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *