Rimëkëmbja ekonomike/ Kuvendi i Kosovës miraton draftin

Kuvendi i Kosoves miratoi në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19, të votuar në seancë të jashtëzakonshme me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

6 herë përpara kësaj, votimi kishte dështuar. Projektligjin nuk e kanë votuar partitë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se nuk përmbush kërkesat e bizneseve dhe asgjë e tij nuk përkon vërtet me rimëkëmbje të ekonomisë. Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani tha para votimit se “ në asnjë moment nuk ishte konsultuar, kontaktuar e nuk I ishte kërkuar mbështetje për këtë draft nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

Projektligji në fjalë kap vlerën e 385 milionë eurove. Me miratimin e tij, thuhet se bizneseve do t`u mundësohet rekuperimi i humbjeve të bizneseve që kanë pasur prej pandemisë. Taksapaguesve po kështu do tu lejohet të tërheqin 10 për qind të parave nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve te Pensionit, lëvizje kjo nuk është përkrahur nga FMN-ja. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

11 thoughts on “Rimëkëmbja ekonomike/ Kuvendi i Kosovës miraton draftin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *