Covid-19/ Kompania Johnson & Johnson pezullon punën për vaksinën, shkak efektet anësore të pashpjegueshme

Lajme jo të mira vijnë nga zhvillimi i vaksinës së Covid-19. Një nga kompanitë më premtuese të krijimit të vaksinës për koronavirus ka pezulluar përkohësisht punën.

Kompania Johnson & Johnson njoftoi se ka ndërprerë testimet klinike pasi një pascient ka shfaqur efekte anësore të pashpjegueshme. Në njoftimin e dhënë nga kompania thuhet se vullnetari do të jetë nën monitorimin e kompanisë. “Ndalesa të tilla janë normale në një numër kaq të madh testimesh”- njofton kompania.

Kujtojmë që rreth një muaj më parë kompania AstraZeneca Plc ndaloi punën për zhvillimin e vaksinës, për të njëjtin motiv. Aktualisht kompania AstraZeneca Plc vazhdon punën.

Johnson & Johnson dhe AstraZeneca Plc janë një hap përpara kompanive të tjera për krijimin e vaksinës së Covid-19. Shumë qeveri kanë nënshkuar marrëveshje me dy kompanitë në fjalë për të siguruar vaksinën. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

120 thoughts on “Covid-19/ Kompania Johnson & Johnson pezullon punën për vaksinën, shkak efektet anësore të pashpjegueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *