Megjithatë Qeveria sot vetëm ka shqyrtuar rekomandimet e KSI. Për realizim nevojiten ndryshime ligjore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 11-të me radhë shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse kudo që ndodhen. Për ndalimin e grupimit nëpër shtëpi gjatë ahengjeve familjare, të pranohen maksimalisht katër persona; si dhe propozimin për të ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësirën publike pas orës 22:00, pra për të ndaluar grupimin në parqe, zona publike ose kudo në të hapur”, thonë nga Qeveria.

Në lidhje me këto rekomandime, Qeveria solli konkluzion se për realizimin e tyre është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse. Me këto ndryshime do të sigurohet mundësi – me akte nënligjore Qeveria t’i rregullojë masat e propozuara me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve, t’i rregullojë të drejtat dhe obligimet e institucioneve shëndetësore, personave fizikë dhe juridikë, si dhe ta rregullojë mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave, me qëllim që njerëzit të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse”, thonë nga Qeveria.

Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.

Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Megjithatë Qeveria sot vetëm ka shqyrtuar rekomandimet e KSI. Për realizim nevojiten ndryshime ligjore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *