Pse lufton Azerbajxhani?

Numri gjithnjë e më i madh i viktimave si brendaashtu edhe përreth Nagorno-Karabakut do ta bëjëmë të vështirë për fuqitë e huaja të bindinArmeninë dhe Azerbajxhanin që të përmbahen, e t’i kthehen tryezës së bisedimeve, thonë tëshqetësuar diplomatë dhe analistë.

Një mijë persona, mes tyre më shumë se 60 civilë, mendohet të jenë vrarë deri më tani gjatëluftimeve të fundit mbi enklavën e shkëputur, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenëtetnikë. Armëpushimi i ndërmjetësuar të shtunënnga Moska, po respektohet vetëm pjesërisht. Palëtndërluftuese po akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljetë tij.

Luftimet më të ashpra të hënën duket se u zhvilluan rreth Hadrut, vetëm pak kilometra largnë jug të Stepanakert-ut, kryeqyteti i Nagorno-Karabakut. Por sulme me granata janë raportuaredhe në zona të tjera. Azerbajxhani tha se njëraketë goditi të shtunën objekte të banuara nëqytetin e Ganjas, duke vrarë nëntë persona. Sulmindodhi vetëm disa orë pasi hyri në fuqiarmëpushimi. Armenia mohoi të kishte përgjegjësimbi ngjarjen.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e quajtisulmin ndaj qytetit “një krim lufte” dhe një shkeljetë rëndë të armëpushimit dhe u zotua për “njëhakmarrje në të njëjtën shkallë” siç tha ai.

Zyrtarët ushtarakë të Nagorno-Karabakut akuzuanforcat azerbajxhanase për sulm ndaj Stepanakert-ut dhe qytete të tjera të hënën, në shkelje tëarmëpushimit.

“Këto vdekje radikalizojnë shoqëritë dhe e bëjnësituatën politike edhe më sfiduese”, thotë Laurence Broers i organizatës britanike “Chatham House”. “Mes bombardimesh të vazhdueshme, civilët epopullsisë armene të Nagorno-Karabakut dhe nëvendbanimet e Azerbajxhanit rreth tëashtuquajturës ‘Linja e Kontaktit’ po përjetojnë njëkatastrofë humanitare”, tha ai. “krahas ndarjes, ka zënë vend hidhërimi dhe cinizmi toksik”, shtoi ai.

Enklava malore, e cila shtrihet brenda kufijve tëAzerbajxhanit, por gëzon de facto pavarësi dhe qëka një shumicë armene, nuk ka parë përplasje kaqtë ashpra që nga fillimi i viteve 1990, kur rreth 30 mijë njerëz humbën jetën përpara njëarmëpushimi të ndërmjetësuar kryesisht ngaMoska dhe mbështetur nga SHBA dhe Franca, i cilii la mosmarrëveshjet e ngrira.

Konflikti disa dekada i gjatë është ndezur në mënyrë periodike me përleshje episodike që janë pasuar nga armëpushime të trazuara mes palëve. Këtë herë, megjithatë, presidenti i Azerbajxhanit duket i vendosur të sigurojë një përparim ose me forcën e armëve ose në tryezën e bisedimeve. Zhgënjimi i Azerbajxhanit është thelluar me mungesën e progresit diplomatik dhe me atë që ata e shohin si neglizhencë të ankesave të tyre, thonë analistët. Përplasjet e reja kishin dhënë sinjale prej muajsh, thonë vëzhguesit, por të shpërqendruar nga pandemia e koronavirusit dhe emergjencave të tjera, fuqitë botërore i anashkaluan shenjat që paralajmëronin konfliktin.

Bisedimet afatgjata të mbikëqyrura nga Franca, SHBA-ja dhe Rusia si bashkëkryetarë të tëashtuquajturit Grupi i Minskut i Organizatës përSigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE),janë dobësuar për vite me radhë, duke krijuarzhgënjim në Baku.

Durimi po soset

Azerbajxhanasit thonë se kanë qenë të durueshëmdhe se mungesa e përparimit ka ndikuar tek atashumë më tepër sesa tek Armenia. Armëpushimi ivitit 1994 ka mbajtur në fakt në fuqi kontrollin e Armenisë jo vetëm mbi Nagorno-Karabakun, por edhe mbi shtatë zona të tjera azerbajxhanase nëkufi me enklavën e kapur nga forcat armene nëvitet 1990. Në total, rreth 20% e territorit të njohurndërkombëtarisht të Azerbajxhanit është nënkontrollin e Armenisë.

Ata ankohen se rezolutat e Këshillit të Sigurimit tëOKB-së që u kërkojnë trupave armene të largohennga të gjitha territoret e pushtuara, janë injoruarnga zyrtarët në kryeqytetin armen, Jerevan.

“Azerbajxhani ka qenë i duruar për dekada,” thotëRobert Cutler i Institutit Kanadez të ÇështjeveGlobale, një institut kërkimor me qendër nëCalgari dhe Otava. “Azerbajxhani ka paralajmëruarndër vite se përdorimi i forcës do të ishte njëmundësi e fundit nëse procesi i paqes do tështerrohej,” vuri në dukje zoti Cutler në njëintervistë për kanalin e Kanadasë Hill Times.

Ajo që e mbushi kupën për Bakunë, thotë ai, duketse ka qenë refuzimi publik, që nuk u vu re shumëjashtë rajonit, nga ana e kryeministrit armenNikoll Pashinyan i parimeve themelore të procesittë paqes në Minsk për të cilin të dy palët kishinrënë dakord.

Në një fjalim më 5 gusht të vitit të kaluar, zotiPashinyan njoftoi “Nagorno-Karabaku ështëArmeni dhe pikë”. Zoti Cutler e përkufizon njëpohim të tillë si një “aneksim verbal”, të nxitur nganevoja e Pashinjanit për të qetësuar nacionalistëtnë vendin e tij.

“Asnjë politikan armen nuk e kishte thënë një gjëtë tillë që nga lufta në fillim të viteve 1990, së parisepse ishte një bombë politike – meqenëse territoriu njoh ndërkombëtarisht të ishte pjesë e Azerbajxhanit – dhe së dyti sepse Armenia ishtepërpjekur të paktën në pamje të jashtme, të ruanteidenë e pavarësisë së Republikës së Nagorno-Karabakut nga Armenia”, thotë Cutler.

Në korrik, zoti Pashinyan gjithashtu refuzoi çdo rolnë bisedimet përfundimtare të paqes për rreth800,000 azerë etnikë të cilët u arratisën ngaenklava në vitet 1990 ndërsa ajo po merrej nënkontroll nga armenët etnikë dhe 200,000 njerëz tëtjerë nga Armenia. Ai tha se negociatat duhet tëpërfshijnë vetëm përfaqësues etnikë armenë ngaNagorno-Karabakun përkrah qeverive të Armenisëdhe Azerbajxhanit.

Mbështetja turke

Azerbajxhani duket se tani ka avantazh ushtarak, kryesisht falë mbështetjes nga Turqia. Azerbajxhani ka modernizuar ushtrinë që nga viti2016, duke blerë nga jashtë armë në vlerën e 10 miliardë dollarëve gjatë viteve të fundit.

Zaur Shiriyev, një analist i Kaukazit Jugor përGrupin Ndërkombëtar të Krizave, me bazë nëBruksel, thotë pasi ka vizituar vijat e frontit tëAzerbajxhanit se morali i ushtrisë është i lartë.

“Përparime më të mëdha se ato të arritura nëshpërthimin e fundit të konsiderueshëm tëluftimeve në Prill 2016 janë bërë të mundshme ngatërheqja ajrore e forcave tokësore armene duke përdorur dronë turq dhe izraelitë,” thotë Laurence Broers i Chatham House.

“Ndërsa situata mbetet e ndryshueshme, forcatAzerbajxhanase duket se kanë patur sukses nëthyerjen e vijës së fortifikuar të Kontaktit, veçanërisht përgjatë krahut jugor,” shton ai.

Përparimet ka të ngjarë ta bëjnë më të vështirë përpresidentin e Azerbajxhanit që të vendosë për njërikthim në status quo-në e kohës përparaofensivës. Ai tani ka rritur pritshmëritë e milionaazerëve që u larguan nga enklava dhe zonatpërreth. Zoti Aliyev javën e kaluar tha se vendi i tijdo të rimarrë territorin e tij të humbur “osepërmes paqes ose me luftë”.

Zaur Shiriyev thotë se gjatë vizitës së tij ai pa mesushtarëve azerbajxhanas një “ndjenjë vendosmëriepër të luftuar më tej”, dhe mes civilëve një”mungesë shumë të dukshme të mbështetjes” rrethidesë së kthimit tek bisedimet e paqes. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

32 thoughts on “Pse lufton Azerbajxhani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *