Rritje e derivateve në vend njofton KRE

Komisioni Rregullator i Energjisë ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të karburanteve në vendin tonë, i cili hyn në fuqi sonte nga mesnata

Me vendimin e fundit, çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për gjysmë denari për litër karburant. Situata është e njëjtë me Eurodiesel.

Sipas kësaj, nga sonte në mesnatë një litër karburant Eurosuper BS-95 do të shitet me një çmim prej 59,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të kushtojë 61,50 denarë për litër, ndërsa Eurodiesel do të shitet me çmim prej 50,50 denarë për litër karburant.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *