S’ka rrëmujë! Rrugë dhe shitore të zbrazura! A do ta japë rezultatin e pritur masa “Fundjavë pa TVSH”?

Ndonese pritej të ketë rrëmujë, rrugët dhe shitoret ishin të zbrazura. Në ditën e tretë, përkatësisht në ditën e fundit të masës qeveritare Fundjavë pa TVSH, zona qendrore e Shkupit ishte pothuajse e zbrazët. Disa prej dyqaneve mbetën të mbyllura. Punuan vetëm disa dyqane për pajisje IT, por edhe brenda tyre numri i blerësve ishte shumë i vogël.

Një pjesë e qytetarëve me mendime të ndara për masën qeveritare. Shumica prej tyre nuk deshën të flisnin para kamerës sonë, ndërsa disa të tjerë as nuk dinin se ekziston një masë të tillë.

Edhe tregtarët nuk ishin të disponuar për të folur. Disa nga shitoret për pajisje IT dhe aparatet e amvisërisë ishin të hapura, por pothuajse të zbrazëta. Askush nuk deshi të komentojë se sa janë të ardhurat dhe përfitimet nga aksioni i zbatuar gjatë këtyre ditëve. Ekipi i TV21 vërejti se në shumicën e shitoreve për pajisje IT, produktet e përfshira me masën Fundjavë pa TVSH nuk ishin të selektuara dhe të shënuar në mënyrë adekuate. Në disa prej shitoreve na thanë se nuk guxojmë të xhirojmë për shkak të zhvendosjes. Përndryshe, u.d. drejtori i DAP-it Faruk Omeri theksoi se masa qeveritare realizohet me qëllim që të ndihmohet ekonomia vendore dhe se qytetarët do të jenë në rolin e inspektorëve në terren. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *