Kohëra jo të mira për Maqedoninë? Ekonomia me rënie, prognozat e FMN jo në favor të vendit

“Nuk do të ketë mjete në dispozitë, nuk do të mund kur të kërkoni dy miliardë euro të merrni huazim dhe ta bëni këtë kur të doni ju”, deklaroi Koço Angjushev – ish-zv/kryeministër.

Edhe pse një pjesë e ekonomistëve, parashikimet e Angjushevit të prononcuara që në muajin mars në Click Plus, i morën si joreale, disa muaj më vonë deklarata e tij nuk duket e tepruar.

Por a është me të vërtetë ashtu siç thotë Goshev. Tani shumica po bëjnë llogaritje dhe thonë se me pakon e katër të masave prej rreth 470 milion eurove dhe tre pakot e mëparshme me vlerë të përgjithshme prej 550 milion euro, e tejkalojnë shumën prej një miliard euro.

Nëse zgjat epidemia me Kovid-19, është e mundshme që të ketë edhe një pako të re me masa. Por, si do të mbushet vrima e krijuar në Buxhet në kushte kur paratë janë të shtrenjta dhe shumë vështirë gjenden?

Njëkohësisht parashtrohet pyetja nëse ekonomisë së vendit i kërcënohet skenar më i keq nga ai që deri më tani është paraparë?

 “Duhet t’i kemi prognozat e FMN-së…edhe pse përkeqësohen prognozat e tyre, kjo do të thotë se kanë supozime që flasin se lëvizjet mund të shkojnë në drejtim më të keq se parashikimet paraprake”, theksoi ish-ministri i Financave, Petar Goshev.

FMN në raportin e tij paralajmëron rënie të ekonomisë prej 5,4%. Kryeministri Zaev optimist.

 “I ndjekim të gjithë parametrat. Projeksionet tona janë 4.4%. Ishin 5, u ulën në 4.4 për shkak se presim që vetë masat ta mbulojnë uljen prej 0,6%”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria nuk do të ketë të lehtë, thonë analistët dhe tregojnë se në të ardhmen do të duhet të gjendet përmes kursimeve të brendshme dhe riorientim të parave. Se nuk do të jetë e lehtë, këtë e konfirmoi edhe njeriu i parë i financave Besimi i cili këtë haptazi e pranoi para gazetarëve. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Kohëra jo të mira për Maqedoninë? Ekonomia me rënie, prognozat e FMN jo në favor të vendit

  • 02/19/2021 at 17:06
    Permalink

    You’ve made some good points there. I looked on the web to find out more about the issue and found most people will go along with your views on this site.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *