Tërhiqet kompania në SHBA, ndërpret provat e ilaçit anti-Covid

Kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara, “Eli Lilly” njoftoi se provat klinike të ilaçit të saj antiviral kundër koronavirusit janë ndërprerë nga ekspertë të pavarur “si një masë shtesë kujdesi”, por nuk dha hollësi të tjera.

Mjekimi, të cilin “Eli Lilly” po e prodhon me firmën bioteknike me bazë në Kanada “AbCellera”, është pjesë e një klase trajtimesh të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët veprojnë si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë virusin.

Terapia me antitrupa është e ngjashme me atë që iu dha Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 në fillim të këtij muaji.Studimi I nisur në muajin gusht kishte për qëllim të regjistronte 10 mijë pacientë vullnetarë me koronavirus të shtruar në spitalet në Shtetet e Bashkuara.

“Eli Lilly ” kishte paraqitur kërkesë pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve që ilaçi i saj të autorizohej me urgjencë për t’u përdorur për raste të lehta dhe të moderuara të infeksionit, bazuar në rezultatet paraprake të një prove tjetër klinike të kryer më parë.Një ditë para ndërprerjes së provave nga “Eli Lilly”, një kompani tjetër farmaceutike amerikane, “Johnson & Johnson” ndërpreu provat klinike të fazës së tretë të vaksinës së saj eksperimentale, pasi një pjesëmarrës u diagnostikua me një sëmundje të pashpjegueshme. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

10 thoughts on “Tërhiqet kompania në SHBA, ndërpret provat e ilaçit anti-Covid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *