Thaçi: Njohja e ndërsjellë të jetë pika e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të hedhë në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi mundësinë e njohjes së ndërsjellë, që duhet të jetë sipas tij edhe pika e parë e marrëveshjes ndërmjet të dyja vendeve.

Ai i bëri këto komente pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Prishtinë, prej nga do të shkojë edhe në Beograd në përpjekje për të siguruar takime të reja ndërmjet palëve.

“Ka ardhur momenti që Bashkimi Evropian, nga ajo që shoh është edhe aktualisht unik në mbështetje të zotit Lajçak, të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke dhe duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes. Pastaj, çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të fillohet apo vazhdohet me çështje teknike që kemi diskutuar dhe ridiskutuar tash e dhjetë vite në Bruksel”, tha presidenti Thaçi. Voa/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

13 thoughts on “Thaçi: Njohja e ndërsjellë të jetë pika e parë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *