Carovska: Për problemet me mësimin online janë fajtor drejtorët e shkollave

Edhe 13 shkolla fillore morën leje për ndjekjen e pjesërishme të mësimit me prezencë fizike, ndërsa 25 të tjera janë refuzuar. Qeveria në senacën e fundit shqyrtoi gjthësejt 39 kërkesa të dorëzuara nga shkollat filore më 5 dhe 6 tetor. Në mesin e shkollave që pjesërisht u lejua të zhvillojë mësimin me prani fizike janë edhe shkollat perfierike të fshatit Çiflik dhe Sveta Petka, komuna e Sopishtes, ku për disa ditë u bojkotua mësimi nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve. Pavarësisht që këto shkolla kishin kërkuar që mësimi me prezencë fizike të lejohet deri në klasën e nëntë, Qeveria dha leje vetëm për klasat e katërta dhe të pesta. Gjithashtu, Komisionit për shqyrtimin e kërkesave pjesërisht ka dhënë leje edhe për një shkollë fillore të muzikës, për realizimin e pjesës praktike të mësimit.

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se po rritet numri i nxënësnve që po përfshihen në mësimin online. Sipas saj, 87 % e nxënësve pa problem po ndjekin mësimin nga distanca. Për problemet në shkolla për të cilat ka raportuar Alsat, Carovska tha se është rezultat i menaxhimit të dobët të drejtorëve.

“ Kjo po tejkalohet nga dita në ditë. Është një problem që e dimë nga dita e parë se kemi nxënës të cilët nuk mund të kyqen. Kyçja në Tims askund nuk është problem, thjesht bëhet fjalë për kushtet teknike që shkolla duhet ti sigurojë dhe ti menaxhoj në nivel ditor. Në momente të këtilla tregohen menaxherët e mirë, në këtë rast pozita e drejtorit është pozitë menaxhuese- deklaroi Mila Carovska, minister e Arsimit.

Pavarësisht deklratave pozitive të ministres Carovska, probleme të shumta po shoqërojnë nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit online. Nga anketat e realizuara nga Alsat mësimdhënësit ankohen për mungesë të kushteve për punë ndërsa nxënësit thonë se nuk po realizohen të gjitha orët mësimore të parapara me orarin shkollor. Burimi: alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *