Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa Asociacionin e komunave serbe

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh ndërmjet të dyja palëve pa zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zoti Lajcak i bëri këto komente në përmbyllje të vizitës së tij në Prishtinë, në një periudhë kur vazhdimi i procesit të bisedimeve mbetet i paqartë pikërisht për shkak mospajtimeve rreth këtij Asociacioni.

“Kosova ka premtuar përkushtimin e saj, Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen, parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar atë, kështu që Kosova duhet ta zbatojë këtë marrëveshje dhe është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave. Kështu që, kur disa politikanë po thonë se çështja është e mbyllur, do të thotë se ata nuk dëshirojnë të hapin tekstin dhe ne nuk po kërkojmë të hapim tekstin, ne po kërkojmë zbatim”, tha ai. Voa/ 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

5 thoughts on “Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa Asociacionin e komunave serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *