OBSH: Të rinjtë mund të presin për vaksinën antiCovid-19, prioritet mjekët dhe të moshuarit

Një i ri i shëndetshëm mund të mos vaksinohet kundër koronavirusit deri në vitin 2022, theksoi studiuesja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan duke paralajmëruar se vaksinimi i shpejtë në masë kundër Covid-19 nuk do të jetë i mundur.

“Prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë dhe ata në vijën e frontit, për këtë jemi dakord të gjithë. Por, edhe në ato raste do të jetë e nevojshme të përcaktohet kush rrezikon më shumë’’, shtoi ajo.

”Prioritet gjithashtu do të jenë edhe të moshuarit”, shpjegoi mjekja në Twitter duke specifikuar se “një i ri i shëndetshëm duhet të presë deri në vitin 2022 transmeton tch.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *