Pretendime për “vjedhje” deputetësh! LSDM dhe VMRO-DPMNE kërkojnë të rrisin mbështetjen në Kuvend

Pretendime nga LSDM e VMRO-DPMNE se njëra-tjetrës do t’ia marrin deputetët e koalicionit. Ani pse ka javë që rrotullohen pretendime të tilla, deri më tani asnjë lëvizje nuk është bërë. Tani nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, deputeti Aleksandar Nikollovski, sërish e aktualizoi këtë temë.

Në këtë moment ka deputetë nga koalicioni i LSDM-së, që nuk janë nga Besa ose BDI-ja, por deputetë të tjerë në kuadër të koalicionit të LSDM-së, të cilët tashmë bisedojnë për shumicë të re parlamentare,-Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se VMRO-DPMNE-së ka filluar t’i fluturojë truri me këto gjëra. Shumica parlamentare nuk ndryshohet pa partitë shqiptare, shprehet ai.

Me kë do të formojnë shumicë prej 61. Ja po them, që t’i merrni 2, 3, 10, ju duhen partitë shqiptare. Filozofia e të menduarit. Me çfarë baze politike? Me anulimin e tre marrëveshjeve? Për krijimin e Maqedonisë së pastër,-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Duke mohuar se do t’i ikin partnerët e koalicionit, Zaev tha se përkundrazi, do të ketë deputetë të koalicionit të DPMNE-së, që do të kalojnë në maxhorancë.

-Mes 3 dhe 6 deputetë, do të vijnë ta mbështesin këtë shumicë për shkak të politikave, për zgjidhjet e propozuara,- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Megjithatë nuk merr guximin të tregojë se cilët janë.

-Epo do të mi kthejnë nëse tregoj se cilët janë…

-Gazetarët: Janë deputetë të VMRO-DPMNE-së apo të partive të tjera në koalicion?

-Nëse doni t’ju tregoj nga cili qytet janë?!”,- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

E krahas pretendimeve LSDM-DPMNE për marrje të deputetëve nga rivali politik, edhe një lëvizje tjetër është paralajmëruar të ndodhë në Kuvend.

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, thotë se shumë shpejt mund të ndodhë që Besa të bëhet me grup parlamentar, edhe pse ende nuk kanë nisur negociatat për këtë gjë.

-Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të krijohet grupi parlamentar i Besës, nuk përjashtohet mundësia edhe me kryetarin e PDSH-së që është deputet, sepse ne e ndajmë pushtetin, dhe e ndajmë pushtetin dhe nuk bëjmë diçka të panatyrshme në këtë drejtim,- tha Arjanit Hoxha, sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa.

Çështja e rritjes së shumicës parlamentare, duke kaluar deputetë nga opozita në maxhorancë, është hapur javë më parë. Kryetari i Besës Bilall Kasami ishte i pari që e tha në emisionin ClickPlus në TV21. Për momentin shumica është e brishtë, me vetëm 62 deputetë, që janë nga LSDM, BDI, BESA e PDSH-ja. Opozitës i përkasin 58, përbërë nga VMRO-DPMNE-ja, koalicioni ASH-AAA dhe “E Majta”. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *