Sipas Osmanit, mosmbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor është mossukses për të gjithë
Duhet të pranojnë se tani e tutje do të duhet të kërkojmë konsensus me 27 vendet-anëtare. Në të gjitha 130 hapat mund të ndodhë një vend anëtar të mos japë konfirmim. Lidhur me Bullgarinë, mendoj se ekziston hapësirë dhe mirëkuptim nga të dyja palët për rëndësinë e momentin ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikës të gjejmë mënyrë për progres”, deklaroi Osmani.
Lodhur me pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit se në takimin me Zaharievën i është propozua marrëveshje e re, Osmani potencoi se nuk ekziston kurrfarë konspiracioni në të gjithë procesin dhe se porosia themelore e Bullgarisë është përmbajtur në deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ndërsa kjo është që Bullgaria nuk dëshiron të vijë në situatë që ta bllokojë perspektivën evropiane të vendit.