Kroaci/1.131 raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë raportuar 1.131 raste të tjera me koronavirus, ndërsa një person ka vdekur nga ky virus.

Numri i rasteve aktive ka arritur në gjithsej 4.233, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 23.665 raste nga të cilët 345 kanë vdekur, 19.087 janë shëruar, 459 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht janë 17.242 persona në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 385.072 persona nga të cilët 5.693 në 24 orët e fundit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *