Masat e reja/Kufizim i udhëtarëve në autobusë, shkurtim i punës së lokaleve dhe ndalim i eventeve

Pas mbledhjes së mëngjesit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kumtoi masat shtesë që janë menduar të ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

E para është kufizimi deri në 50% i udhëtarëve nëpër autobusë, e dyta ndalesë për çdo ngjarje (evente), dhe e treta në orën 23 të ndalojë puna e çdo operatori ekonomik.

Filipçe tha se konsiderojnë se këto masa do të ndihmonin në menaxhimin e koronavirusit.

Një pako me masa restriktive tashmë është dorëzuar në Qeveri. Është propozuar ndalesë për numër të madh të mysafirëve në shtëpi, ndalesë për mbledhje në grup të njerëzve si dhe mbajtje e maskës në mjedise të hapura./TV21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *