Personat me nevoja të veçanta të revoltuar! “Ka para për trajnim të gomarëve, ndërsa nuk ka për softuer për personat e verbër”

Personat me nevoja të veçanta protestuan para Agjencisë për programe arsimore evropiane dhe mobilitet. E shprehën pakënaqësinë e tyre nga sjellja e Agjencisë e cila ka për detyrë t’i financojë personat me nevoja të veçanta.

84 mijë euro për edukim të një gomari, ndërsa ne nuk kemi softuer i cili do të mundësojë arsim të papenguar personave të verbër”, u shpreh Suaret Alishan nga Koalicion “Ndryshojmë”.

Deri te Prokuroria publike kanë dorëzuar lëndë për keqpërdorim të mjeteve të Agjencisë nga programi Erasmus. Ata thonë se në vend që paratë të përfundojnë në shkollën për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar, “Dimitar Vllahov”, Shkup, paratë janë shpenzuar në një shoqatë private. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *