Shqipëri/Sërish shifra të larta, 4 të vdekur dhe 289 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Sërish shifra të larta me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa janë identifikuar 289 raste të reja me COVID-19.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier.