Arrestohen katër persona nga Kumanova
Më 16.10.2020 rreth orës 08.20 në Kumanovë, zyrtarë policor nga SPB – Kumanovë, bazuar në një urdhër të gjykatës, arrestuan B.S (26) nga Kumanova për vuajtje të një dënimi me burg prej pesë vjet e gjysmë në burgun e Idrizovës për vepër penale “tradhti bashkëshortore” sipas nenit 187 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personi u dërgua në burgun e Idrizovës.
Më 10.10.2020 në orën 01.25 në Kumanovë, zyrtarë policor nga SPB – Kumanovë, bazuar në një urdhër të gjykatës, arrestuan E.B (25) nga Kumanova për vuajtjen e një dënimi me burgim prej një viti në burgun e Kumanovës për një veprën penale “lëndime trupore” sipas nenit 130 të Kodit Penal. Personi u dërgua në burgun e Kumanovës. Tv21/