Nikollovski për Dimovën dhe skandalet! “Nëse nuk jep dorëheqje, unë do të kërkoj që të shkarkohet”

Nëse nuk jep dorëheqje, unë do të kërkoj shkarkimin e saj nga Qeveria dhe Bordi Drejtues i Agjencisë. Këtë, në debatin e mbrëmshëm “Klik Plus” të TV21, e paralajmëroi zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, pasi në opinionin publik u paraqitën dyshime për ndarje të granteve nga fonde evropiane, kurse puna e Agjencisë ishte vënë nën hetim jo vetëm nga institucionet vendase, por edhe nga Komisioni Evropian.

Lidija Dimova ndoshta mendon se nuk duhet të japë dorëheqje, por unë kam mendim tjetër. Do të kërkoj përgjegjësi politike, respektivisht kërkesë për dorëheqje nga drejtoresha e kësaj Agjencie dhe paralelisht me këtë zbardhje të plotë të rastit dhe përcaktim të së vërtetës, që janë procedura të ndryshme nga ato që i zbatojnë organet e tjera”, u shpreh Nikollovski në ClickPlus.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *