OBSH: Remdesivir ka pak ose aspak efekt tek rastet e rënda me Covid19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të premten se një provë me një kohëzgjatje gjashtë muaj e trajtimeve me COVID-19 gjeti të dhëna bindëse se remdesiviri, një ilaç që u përdor për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kur u sëmur, ka pak ose aspak efekt në rastet serioze të virusit.

lg.php.gifOBSH, në një provë të kontrolluar me individë të ndarë në mënyrë të rastësishme në grupe që marrin trajtime të ndryshme, testoi remdezivirin dhe tre ilaçe të tjera, hidroksiklorokuinën, lopinavir / ritonavirin dhe interferonin, për të përcaktuar nëse barnat ekzistuese mund të jenë efektive në trajtimin e COVID-19.

Një zëdhënës i OBSH-së tha se rezultatet e studimit, tregojnë se trajtimi me hidroksiklorokuinë, remdezivir, lopinavir / ritonavir dhe interferon duket se ka pak ose aspak efekt tek vdekshmëria në një cikël 28 ditor.

OBSH tha se studimi, i cili mbuloi më shumë se 30 vende, shqyrtoi efektet e trajtimeve tek përqindja e përgjithshme e vdekshmërisë, nëse pacientët kanë nevojë për aparate për frymëmarrje dhe sa kohë pacientët kaluan duke u rikuperuar në spitale. Tiranatoday/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

65 thoughts on “OBSH: Remdesivir ka pak ose aspak efekt tek rastet e rënda me Covid19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *