Sulmet me raketa në Nagorno Karabak, raportohet për 13 të vdekur, 50 të plagosur

Një sulm me raketë në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, i janë marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Emergjencave. Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë. Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve.

Edhe një tjetër raketë goditit – pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe. Ende nuk ka konfirmim nëse diga është dëmtuar nga ky sulm. Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *