Tragjedi në familjen kosovare, humbin jetën në aksident i mituri dhe dy të rinjtë, gruaja në gjendje kome

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur mbrëmjen e kaluar një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në mjetin tip Audi.

Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Viktimat po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *