Bajrami: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk na është imponuar as nga Bideni, as nga Trumpi

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk na është imponuar as nga Bideni, as nga Trumpi, as nga Obama, as nga Lajçaku, e madje as nga Mogherini. Është produkt i marrëveshjes “historike” të prillit 2013, nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, ratifikuar nga Kuvendi i Kosoves më 27 qershor 2013, me 84 vota pro.
Kur Biden dikur dhe Lajçak tani thonë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, kjo është vetëm përkujtim se bota ka disa rregulla të funksionimit brenda hapësirës politiko-juridike ndërkombëtare, prej të cilave mbase primarja thotë:
▪︎Kur kreu i Qeverisë së shtetit nënshkruan marrëveshje,
▪︎dhe përfaqësuesit e zgjedhur të popullit e ratifikojnë ate,
▪︎bota pret zbatim.
Andaj, adresa e përgjegjësisë është tek nënshkruesit e marrëveshjeve të prillit 2013 dhe gushtit 2015, dhe tek ato parti e deputetë që në qershor 2013 e ratifikuan marrëveshjen me Asociacionin brenda saj, e jo te Bideni e Lajçaku. Sikur që nesër përgjegjësia për pasojat e nënshkrimit për mini-schengen dhe ndarje të resurseve të Ujmanit nuk do të jetë te Grenelli apo Trumpi, por te ata që i pranuan dhe nënshkruan këto, duke i quajtur madje të arritura “historike”.
Shteti ka përgjegjësi, dhe ajo duhet bartur nga ata që kërkojnë ta udhëheqin. Sikur që do bartur pasojat për vendime e veprime.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *