Dilema mes BDI dhe LSDM për “Rrugët Shtetërore”? TV21 mëson se BE do të ndajë 1 miliard euro për infrastrukturë

TV21 merr vesh se ndër ndërmarrjet më të diskutueshme është “Rrugët shtetërore”, e cila iu premtua BDI-së, por LSDM-ja po e ka të vështirë të heq dorë nga kjo ndërmarrje, aq më tepër kur u mësua se Bashkimi Evropian do të ndajë 1 miliardë euro për infrastrukturë, tregojnë burimet tona.

Artan Grubi nga BDI pohon se nuk do të ketë ndryshime në postet për të cilat tashmë janë marrë vesh.

“Jemi në përfundim e sipër të bisedimeve për marrjen e përgjegjësisë dhe përcaktimet kadrovike. Besoj në ditët në vijim do të ndajmë përgjegjësitë dhe personat e duhur do të fillojnë zbatimin e përcaktimeve programore qeveritare, ndërsa nuk ka ndonjë ndryshim në ndarjen fillestare paraprake të përgjegjësive”, tha Artan Grubi nga BDI.

Nga ajo që është mësuar deri më tani, pritet që drejtor i Ndërmarrjes “Rrugë Shtetërore” të jetë Ejup Rustemi, drejtor aktual në “Postën e Maqedonisë”. Në MEPSO pritet të emërohet Kushtrim Ramadani, në Fondit shëndetësor Faton Ahmeti, në Agjencinë për Kominikime Elektorinike Jeton Akiki, në agjencinë e barërave “Malmed” Lirim Shabani, ndërsa në M-NAV janë propozuar dy emra, Migjen Selmanin dhe Fahredin Hamidin.

Drejtoritë që përfliten se do të drejtohen nga LSDM janë ajo e Doganave ku pritet të jetë Goran Sugarevski, në Fondin Shëndetësor Muhamed Zekiri, Hekurudhat-infrastruktura Hari Llokvenec, në DAP Sanja Llukarevska ndërsa tek Elektranat Vasko Kovaçevski.

E panjohur mbetet se me cilat drejtori do të udhëheqë Lëvizja Besa. Burime nga kjo parti shkurt për TV21 thonë se “Besa do të ketë drejtori që asnjëherë nuk janë udhëhequr nga shqiptarët”.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

54 thoughts on “Dilema mes BDI dhe LSDM për “Rrugët Shtetërore”? TV21 mëson se BE do të ndajë 1 miliard euro për infrastrukturë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *