VV dhe PDK përafrojnë qëndrimet, a do të kemi një koalicion të ardhshëm!?

Këto janë postet dhe ministritë që PDK do t’ia kërkojë VV-së

PDK, VV dhe minoritetet shumë shpejt do të nisin negociatat për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Pas kësaj, PDK dhe VV do të vazhdojnë bisedimet për një koalicion qeverisës, për ndarjen e posteve si dhe dikastereve të ndryshme qeveritare.

Burimet bëjnë me dije se PDK do të kërkojë nga VV, postin e presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Vlen të përmendim faktin se kohën e fundit PDK dhe VV dukshëm janë përafruar, duke përkrahur njër- tjetrën për qëndrime të ndryshme.

Ndërkohë që qeveria Hoti, dukshëm ka lëkundur “themelet” e saj me performancë jo të mirë, me shkarkimet e fundit, duke bërë emërime të ndryshme, të cilat edhe po vlerësohen të jenë politike. Kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “VV dhe PDK përafrojnë qëndrimet, a do të kemi një koalicion të ardhshëm!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *