Zaev për TV21: S’ka nevojë për takim liderësh për çështjet Maqedoni-Bullgari, Mickoski s’është për marrëveshje për asnjë temë!

“Nuk shoh nevojë për takim liderësh. Sidomos me një njeri që nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme nacionale ose strategjike. Gjuha maqedonase, identiteti maqedonas dhe veçantia janë të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe njihen nga e gjithë bota. Me fqiun tonë, Bullgarinë, kemi marrëveshje për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, i cili është nënshkruar edhe në gjuhën maqedonase. Presim që në frymën e kësaj marrëveshjeje, të vazhdojnë që bashkërisht t’i ndërtojmë marrëdhëniet. Për temat që dalin nga Marrëveshja shprehim vullnet t’i zgjidhim përmes punës së komisioneve që kanë kompetenca për këtë. Mickoski nuk është për marrëveshje për asnjë lloj teme, ai kërkon mënyrë vetëm se si ta dëmtojë shtetin, posaçërisht proceset që na çojnë drejt BE-së”, tha Zaev për TV21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Zaev për TV21: S’ka nevojë për takim liderësh për çështjet Maqedoni-Bullgari, Mickoski s’është për marrëveshje për asnjë temë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *