Çmime të reja të derivateve, lirohet benzina

Komisioni Rregullator i Energjisë sapo ka njoftuar çmimet e reja, paksa të ulura të karburantit.

Sipas metodologjisë së përdorur për llogaritjen e çmimeve të karburantit, nga sonte në mesnatë çmimet e shitjes me pakicë ulen me një mesatare prej 0.41%.
Çmimet e EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 ulen për gjysmë denari, dhe një litër nga këto lëndë djegëse do të kushtojnë përkatësisht 59,00 dhe 61,00 denarë.
Çmimi i karburantit EURODIESEL nuk ndryshon, dhe një litër naftë përsëri do të kushtojë 50,50 denarë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *