Evropa në alarm! Shifra rekord të pandemisë

Një numër vendesh kanë forcuar masat ndaj koronavirusit, ndërsa e ashtuquajtura valë e dytë e infektimeve vazhdon të rritet.

Franca shënoi një rekord rastesh të reja të shtunën me 32427 infektime të reja, ndërsa të dielën raportoi 30 mijë. Sidoqoftë, rritja e rasteve të konfirmuara në Evropë, vjen edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të testimeve që po zhvillohen, krahasuar me valën e parë në mars. Nëntë qytete franceze, përfshirë Parisin, janë tashmë në ndalim qarkullimi nga ora 21.00 deri në 6 të mëngjesit për të paktën një muaj. Kushdo që del jashtë në këtë fashë orare duhet të ketë një arsye madhore ose mund të gjobitet me 135 euro.

Nga e hëna, të gjitha baret dhe restorantet në Belgjikë janë mbyllur për katër javë dhe do të ketë edhe një ndalim qarkullimi në fuqi nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, me shitjen e alkoolit të ndaluar pas orës 20.00. Zvicra ndërkohë të dielën reagoi ndaj rritjes së ndjeshme të rasteve duke e bërë maskën të detyrueshme në hapësira publike, masë kjo që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tubimet e më shumë se 15 personave në publik janë ndaluar po ashtu. Republika çeke po shqyrton mundësinë e një izolimi tjetër, ndërsa Irlanda do të njoftojë masa më të rrepta gjatë ditës.

Gjermania shënoi një rekord të ri ditor infektimesh të shtunën dhe kancelarja Angela Merkel u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë udhëtimet.  Pasi OBSH raportoi një rritje shumë shqetësuese prej 44%  të rasteve në Evropë, në një javë, Polonia shënoi një tjetër rekord të dielën.

Top Channel
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

72 thoughts on “Evropa në alarm! Shifra rekord të pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *