Koronavirusi/Situatë e rëndë në Belgjikë njofton kryeministri

Situata në Belgjikë është më e rëndë sesa në mars, gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit, meqë numri i personave të infektuar ka prekur rekorde të reja, ndërkohë që numri i personave të shtruar në spital është duke u dyfishuar çdo javë, kanë thënë zyrtarët të hënën.
“Situata është serioze. Është më e rëndë sesa më 18 mars kur kemi marrë vendim për izolim”, ka thënë kryeministri Alexander De Croo për televizionin belg, RTL-Info.

Për të ulur intensitetin e valës së dytë me koronavirus, qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoranteve në gjithë shtetin për katër javë. Shumica e punëtorëve duhet të punojnë nga shtëpitë, derisa ora policore do të nisë zbatuari nga mbrëmja e së hënës. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

8 thoughts on “Koronavirusi/Situatë e rëndë në Belgjikë njofton kryeministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *