Kreu i AAA takim zyrtar me Presidentin Meta
Sot në vizitë zyrtare takova Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta shkruan Afrim Gashi, kryetari i Alternativës
Në këtë takim vëllazëror biseduam për gjendjen e shqiptarëve në rajon si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar si detyrë kombëtare.
Gjithashtu e falënderova z. Meta, për bashkëpunimin e deritanishëm, i cili shfaqi gatishmërinë që të ndihmojë në fuqizimin e kësaj fryme shkruan ai.