Kuvendi këtë javë do të vendosë për masat e reja anti-Kovid, për numrin e mysafirëve dhe maskat në ambient të hapur

Propozim-masat për mbrojtje nga Kovid-19, siç është mbajtja e obligueshme e maskave në ambient të hapur, ndalimi i grupimit pas orës 22:00 në vende publike për më shumë se katër persona dhe ndalesë për tubime të mëdha familjare tani më janë dorëzuar në Kuvend. Pritet që këtë javë deputetët t’i votojnë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për mbrojtje nga sëmundje ngjitëse dhe të njëjtët të realizohen.

Me intervenim të amendamenteve praktikisht do të kemi mundësi tani më javën e ardhshme të intervenojmë në vetë procedurën dhe ligjin, besoj se për një kohë të shkurtër duke e pasur parasysh atë që është sjell të jetë me procedurë të shkurtuar, se do të realizohet. U detyrua një situatë e tillë që të mund të intervenohet në ligjin për shkak të asaj që një pjesë e dispozitave, rekomandimeve për mosmbajtjen e maskës në mjedis të jashtëm janë vendosur në Dekretin me fuqi ligjore i cili u votua dhe u soll në fund të gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi gjatë fundjavës Filipçe. Tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

133 thoughts on “Kuvendi këtë javë do të vendosë për masat e reja anti-Kovid, për numrin e mysafirëve dhe maskat në ambient të hapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *