Raste me koronavirus, mbyllet shkolla në Kosovë

Nderpritet procesi mesimor ne nje shkolle ne Kosove, pas rasteve me COVID. Behet fjale per shkollen “Ruzhdi Berisha” në Dragash njofton blkanweb. 

Komuna e Dragashit ka njoftuar se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

Nesër ndërpritet procesi mësimor në “Ruzhdi Berisha” në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftojmë se sot është bërë dezinfektimi i objektit “Ruzhdi Berisha”, thuhet në njoftim.

Komuna e Dragashit nuk ka dhënë më tepër detaje për rastet e dyshuara me coronavirus në shkollën “Ruzhdi Berisha”. Balkanweb/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *