A po digjitalizohet euro-ja?

Zona e euros duhet të përgatitet për nisjen e një euro dixhitale në të ardhmen. Ideja u njoftua në një deklaratë të lëshuar nga Guvernatorja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde.
Komunikata thekson se kjo nuk do të thotë aspak fundi i kartëmonedhave dhe monedhave të letrës.

Një seri testesh për euron dixhitale do të kryhen në gjashtë muajt e ardhshëm.

Euro dixhitale thuhet të jetë një formë elektronike e monedhës së bankës qendrore që, si kartëmonedhat, “do t’u mundësojë të gjithëve – si familjeve ashtu edhe ndërmarrjeve – të bëjnë pagesa ditore shpejt, me lehtësi dhe me siguri të plotë”.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të lëshojmë një euro dixhitale nëse është e nevojshme,” tha Guvernatorja Christine Lagarde në një deklaratë.

Nisma u njoftua në një kohë kur përdorimi i parave të gatshme në eurozonë po bie ndjeshëm si rezultat i pandemisë Covid-19, veçanërisht në Gjermani, e cila është e përkushtuar fuqimisht në traditën e pagimit me kartëmonedha dhe monedha.

Në të njëjtën kohë, monedhat dixhitale janë duke u zhvilluar nga shumë kompani dhe janë fokusi i bankave të ndryshme qendrore në të gjithë botën. biznisvesti/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

592 thoughts on “A po digjitalizohet euro-ja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *