Filipçe: Spitalet po mbushen, deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe të votojnë unanimisht sa më shpejt të jetë e mundur për dy paketat e masave anti – covid

Masat për mbrojtje nga covid-19 që janë në Parlament duhet të miratohen menjëherë.

Deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe të votojnë unanimisht sa më shpejt të jetë e mundur për dy paketat e masave për të mbrojtur popullatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Unë kërkoj nga të gjithë ne të dërgojmë një mesazh uniteti në lidhje me rëndësinë e respektimit të masave. Ato mbështeten plotësisht, bazuar në analizat e Institutit të Shëndetit Publik dhe përvojën ndërkombëtare. Masat e njëjta ose të ngjashme janë aktualisht në fuqi në të gjitha vendet evropiane.

Nuk ka më kohë për të vonuar, gjendja e virusit është e rëndë.

Në të njëjtën kohë, unë u them qytetarëve se masat dhe rekomandimet ekzistuese janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe duhet të respektohen vazhdimisht. Spitalet po mbushen dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se varet nga secili prej nesh se si do ta kapërcejmë situatën. Po vijnë muajt e rrezikshëm të vjeshtës dhe dimrit dhe unë jam duke kërkuar një nivel të lartë të ndërgjegjësimit dhe respektit për punën e profesionistëve shëndetësorë.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *