Kancelari Kurz optimist: Deri në verën e ardhshme do kthehemi në realitet

Kancelari austriak Sebastian Kurz beson se vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

“Deri në verën e ardhshme, nga këndvështrimi i sotëm, ne mund të kthehemi në normalitet,” tha Kurz në një deklaratë për shërbimin publik austriak ORF transmeton kanal 5.

Kancelari Kurz beson se situata në Austri do të monitorohet dhe, nëse është e nevojshme, do të futen masa më të rrepta, të tilla si ora policore.

Ai vuri në dukje se ka shumë vende me një numër dukshëm më të lartë të njerëzve të infektuar, ku shkollat ​​dhe restorantet janë mbyllur përsëri dhe është vendosur një shtetrrethim.

“Ne duam ta parandalojmë atë në Austri, nëse është e mundur,” tha Kurz

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *